Irak, dhjetra viktima nga sulmet me bomba

Iraku është goditur nga sulme të reja me bomba mbrëmjen e së martës.Nga dy sulme me bomba janë vrarë të paktën 11 punonjës të policisë dhe ushtrisë dhe kanë plagosur mëse 19 të tjerë, në veri të Bagdadit.Sulmuesit hodhën veten në erë jashtë shtëpisë së një lideri të milicisë sunite, i cili po mbante një darkë me të ftuar.Vetë lideri i milicisë, Said Jassim, nuk u plagos nga sulmi.Ndërkohë, në qytetin verior të Mosulit, Reuters raporton që nga shpërthimi i një bombe afër një komisariati policie, mbetën të vdekur 8 persona, përfshirë disa policë.Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësine për ngjarjen, edhe pse Al-Kaida kryen shpesh sulme të tilla në këtë rajon.