Cameron Diaz: Të plakesh? Sa gjë e bukur
"Unë tashmë i arrita 40 vjet në jetën time. Dhe të jem e vjetër, ka qenë një gjë që e kam pëlqyer gjithmonë." Kështu është shprehur në një deklaratë të saj publike, aktorja Cameron Diaz, e cila mbush sot plot 40 vjeç.E lindur në San-Diego me një baba anglo-gjerman dhe një nënë kubano-amerikane, ajo renditet aktualisht mes femrave më seksi në botë.Dhe mendon se në fakt, të qenit seksi dhe e bukur, është një gjë që nuk vjetrohet aspak me kalimin e moshës.Madje sipas saj, plakja e bën njeriun të duket edhe më fisnik, pse jo, edhe më të bukur.E promovuar fillimisht si një modele, deri në rolin e saj të parë, së bashku me Jim Carrey në filmin "The Mask”, në vitin 1994, që atëherë, karriera e saj ka qenë në rritje.E mesa duket, edhe optimizmi i saj se megjithëse vitet që po ikin, jeta mbetet e bukur gjithsesi. Ajo gjithashtu.