Cheryl Cole ndjek shembullin e kolegeve

Mesa duket postimi i fotografive që tregojnë të pasmet janë ato më të preferuarat e yjeve krysisht të këngëtareve. Gjithçka nisi me foton e Kim Kardashian fillimin e javës së shkuar, e më pas me ate të Rihannes , Lady Gagës dhe tani vijon Cheryl Cole.Këngëtarja fillimisht u bë e njohur pasi prezantoi klipin e saj `Parachue` , i cili flet për ndjenjen qe kjo e fundit ka ndaj një mashkulli, dashurinë e tyre të lakmuar dhe jo të aprovuar nga personat që i rrethojnë.Më pas 30-vjeçarja Cheryl Cole shokoi jo vetëm mediat, por edhe të gjithë fansat e saj pasi bëri publik vendimin që kishte marrë për të bërë tatuazh 3 trëndafila në fundshpinë.Menjëhërë pasi gdhendi këto lule që siç është shprehur ajo janë simboli i saj, publikoi një fotografi në rrjetin social twitter për të njohur të gjithë ndjekësit e saj me tatuazhin që e ka cilësuar si më të bukurin por më të dhimbshmin, i cili zgjati për disa muaj.Pasi nisi të ekspozonte këtë pjesë të trupit të saj nëpër koncertet që bënte, duket se tani ka menduar të ndjekë shembullin e kolegeve paraardhëse. Është bërë me dije se Cheryl ka postuar nje foto në Instagram ku ajo është vërtetë aktive, në të cilën shfaqet e kthyer me shpinë nga aparati duke dashur të tregojë jo vetëm tatuazhin, por edhe linjat e saj trupore.