Jasmine Lennerd, tatuazh me inicialet e Simon Cowell
Lajmet se ai dhe ish bashkshortja e mikut të tij ishin duke pritur një fëmijë ishin ato që e kthyen Simon Cowell në personin më të fokusuar dhe më të përmendur nga mediat.Por pasi ata e konfirmuan këtë lajm duke e bërë fakt të kryer, dhe më pas me daljen në publik nisën të thyenin shumë tabu, duke lënë pas dhe shumë opinione jo dashamirëse të mbështetësve të Cowell.
Çifti jo shumë kohë më parë nisën romancën e tyre, por gjithçka u zbulua pasi Adrew, miku i Simon gjeti në një moment jo të përshtatshëm Lauren dhe anëtarin e jurisë së X Factor në shtëpinë e këtij të fundit.
Menjëherë pas kësaj gjithçka u bë e ditur dhe çifti nisën proçedurat e divorcit të cilat tashmë kanë përfunduar.Por fakti se Simon është në një moshë të konsiderueshme dhe nuk ka lidhur jetën me martesë, domosdoshmërisht na bën të mendojmë se romancat e tij kanë qenë të shumta.
Dhe pikërisht një modele e quajtur Jasmine Lennerd i ka shokuar të gjithë. Jasmine është një bukuroshe e njohur në industrinë e modës me të cilën Cowell ka ndarë një romancë, që zgjati vetëm 6 muaj. Gjatë gjithë këtyre viteve marrëdhënia e tyre ka vazhduar por ka qenë një marrëdhënie e ndërtuar në një shoqëri të vërtetë dhe besnike.
Deri javën e kaluar kur modelja 28 vjeçare u pa të dilte nga një klinikë në Londër me një tatuazh të ri. Jasmine kishte gdhendur në kyçin e dorës së saj inicialet S dhe C , që mendohet se i përkasin dashurisë së vjetër të saj, Simon Cowell.
Bukuroshja e cila u paraqit e veshur me një fustan ngjyrë gri të shkurtër dhe taka të zeza të larta, vetëm pak çaste pasi u largua nga klinika postoi një status në twitter ku shkruante:"Një falenderim i madh shkon për “The Body Clinic 1” , të cilët më ndihmuan të bëja tatuazhin tim , SC."