Michelle Keegan një femër tradicionale!
Ajo është një aktore vërtetë e njohur e telenovelave por pas propozimit që mori për martesë nga i fejuari i saj Mark Wright, Michelle Keegan ka pranuar të japi jo vetëm intervista të shumta por edhe detaje lidhur me martesën e saj që pritet të ndodhi vitin 2015. Fillimisht ajo ka shpjeguar hollësitë e propozimit për martesë të cilën e ka klasifikuar si një ndër gjërat më të bukura që i ka ndodhur.
Michelle shpjegoi se gjithcka ndodhi gjatë kohës që ata ishin për pushime në Dubai, kur papritur pa Mark që ishte ulur në gjunjë përpara saj. Fillimisht 26 vjeçarja mendoi se ai ishte duke bërë shaka deri në momentin që ky i fundit qëndroi shumë serioz përpara saj dhe i tha :"Hajde këtu !" Ajo shtoi :"Pas propozimit unë nisa të qaja dhe i thash menjëherë PO. "
Më pas ecën përgjatë bregut të detit dhe pash një tavolinë plotë me petale mbi të cilën ndodhej një shishe shampanjë për të festuar. Por aktorja ka thënë se ajo është një femër tradicionale dhe dëshiron që martesa të bëhet në kishë por jo vetëm. Mbiemri i saj i ardhshëm nuk do të jetë më Kwgan por Wright.
Mark gjithashtu ka pohuar se është një person tradicional . Përpara se t`i propozonte të fejuarës së tij për martesë fillimisht pyeti babain e saj dhe u ndje i lumtur pasi mori konfirmimin e tij. Gjatë përfundimit të deklaratës Mark nuk ka humbur rastin të thotë me zë të lartë se mendon që Michelle është femra më e bukur nga të gjitha që ai ka njohur.