Michael Douglas: Jo çdo ndarje përfundonë me divorc

Aktori i njohur 69 vjeçar, Michael Douglas, vendosi të ishte më transparent se kurrë në sytë e publikut, mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatorit të njohur Jay Leno, në emisionin e tij “The Tonight Show”.Ndër shumë pyetje që ju drejtuan Michael, ato të cilat tërhoqën një vëmendje të veçantë ishin pyetjet lidhur me bashkëshorten e tij, Catherione Zeta Jones.Nëna e dy fëmijëve arriti të linte një shije të veçantë tek të gjithë gazetarët, fotografët dhe mbështetësit e saj pasi u fotografua, duke kaluar një ditë së bashku me nënën dhe dy fëmijët e saj.Por ajo e cila tërhoqi vëmendjen e menjëhershme ishte unaza e saj e martesës të cilën nuk e mbante që nga muaji gusht.Në këtë intervistë, Michael shpjegoi se ishte shumë entuziast për finalizimin e kësaj ndarjeje pasi gjithçka dukej se po shkonte në rrugën e duhur. Aktori gjithashtu ka shpjeguar se fakti se dy persona të cilët kanë krijuar një familje i japin vetes pak kohë dhe qëndrojnë larg njëri tjetrit, nuk do të thotë se gjithçka do të përfundojë me një divorc.Ribashkimi i tyre, siç dhe vetë Michael konfirmoi, është diçka e cila pritet të ndodhi shumë shpejt. Një burim i afërt me çiftin ka shpjeguar se ribashkimin e tyre zyrtar ata kanë menduar ta bëjnë ditën e falenderimeve, por këtë gjë ai nuk e konfirmoi mbrëmjen e djeshme.Përveçse për bashkëshorten e tij, aktori ka folur dhe për djalin që ka me Catherine Dylan. Ai rrëfen se Dylan është shumë i dhënë pas aktrimit dhe se në të ardhmen e sheh veten si një aktor të famshëm. Kështu që ai si një baba i përkushtuar është duke i shfrytëzuar të gjitha dijet e tij për të ndihmuar Dylanin të realizojë këtë ëndërr.