Jennifer Lawrece, një bukuri natyrale!
Bukuroshja Jennifer Lawrence, mësohet se sapo ka pozuar për revistën e njohur “Dior” e cila pritet të dal këtë muaj.
Në këto foto aktorja duket më magjepsëse se kurrë, në formën e saj më të mirë dhe pa tualet. Ndryshe nga yjet e tjerë të botës së televizionit apo Hollywoodit, Jennifer gjithnjë ka pohuar se është një person i cili nuk lejon ta rrëmbejë rrjedha e famës, dëshira për të qenë e bukur dhe me linja perfekte.
Dhe këtë e ka vërtetuar në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për “Haarper Bazaar”, ku ka siguruar se asnjëherë nuk ishte bërë pjesë e dietave drastike dhe as nuk do të bëhej. Madje shprehu me habi se nuk e kuptonte se si mund të dëmtonin me koshiencë të plotë shëndetin disa persona, vetëm për të pakësuar kilogramët.
Në fotot e shkrepura, ylli i filmit “Silver Linings Playbook”, paraqitet me veshje të ndryshme, ku ato që dominojnë janë seriozet.
Në njërën fotografi, Jennifer shfaqet e veshur me një kostum të errët e mbështetur tek një karrige, tërësisht serioze. Ndërsa në të tjera vihet re e shtrirë mbi një divan. Dhe i gjithë ky set fotografik mban emrin e suedezit Mikael Jansson, i njohur për eksperiencën e tij në këtë fushë. Fotografi ka punuar më parë edhe për revista të tjera prestigjoze , tek të cilat rendisten: “Japan Vogue”, “German Vogue” e shumë të tjera.
23-vjeçarja ka pozuar dhe më parë për “Dior”, muajin nëntor të vitit të kaluar. Fituesja e çmimit “Oscar” edhe pse në një moshë të re, shfaqet e mrekullueshme në kopertinën e revistës, ku ajo e cila bie në sy menjëherë është ngjyra blu e theksuar e syve të saj.