Kim Kardashian: Kam nevojë që Kanye të mendojë se jam tërheqëse

Një yll i botës së televizionit siç është Kim Kardashian, gjithnjë duhet të jetë e kujdesshme për peshën dhe bukurinë e saj përpara publikut. Të paktën kështu mendonin derisa ajo dha një intervistë për “The Sunday Times” ku shpjegoi gjithçka që i duhej të kalonte. Fillimisht bukuroshja 33-vjeçare e cila është nëna e një e vajze 4 muajshe, shpjegoi se kilogramët e shtatëzanisë ishin shqetësimi i saj kryesor dhe kjo jo për komentet që do t`i bënte publiku.Kim u tregua shumë e drejtpërdrejtë dhe e hapur në këtë intervistë duke pohuar se shqetësimi i saj kryesor qëndronte në atë që i dashuri i saj Kanye me të cilin nisi romancën muajin prill të vitit të kaluar, do të mendonte.Nëna e North West rrëfen se ajo ka nevojë që krijuesi i hitit Stronger, të mendojë se ajo është vërtetë një femër tërheqëse, dhe shtoi :"Çdo femër ka nevojë që mashkulli që ka në krahë të mendojë se ajo është vërtetë një femër tërheqëse. Ne qoftë se unë vesh diçka dhe Kanye mendon se nuk më shkon , unë i besoj menjëherë."Pas fjalëve të Kim e para gjë që na erdhën në mendje ishin deklaratat e rapperit kur u pyet se përse e dashura e tij nuk po shfaqej në publik dhe ai rrëfeu se gjithçka ishte duke ndodhur vetëm për shkak të peshës së saj, madje në raste të shumta ajo i thoshte vetes me zë të lartë : "Unë jam një femër e shëmtuar dhe obeze."Gjatë kësaj interviste, Kim gjithashtu ka folur dhe për vajzën e saj North , ku ka shpjeguar se preferon që vajza e saj të vishet gjithnjë me ngjyra të ndezura, pasi mendon se i shkojnë. Por këtu ajo ka theksuar se në garderobën e North nuk gjenden ngjyra tipike si rozë , pasi asaj i pëlqejnë ngjyrat dhe veshjet e veçanta. Ky pohim është i njëjtë me atë të Khloe Kardashian e cila vetëm pak kohë më parë ka pranuar me shaka se i frikësohej faktit kur i pëlqente ndonjë veshje për North dhe dëshironte t`ja blinte pasi nëna e saj ishte shumë e kujdesshme.