Sandra Bullock, një nënë ë përkushtuar!
Sandra Bullock, gjithnjë ka shpjeguar se më shumë se një aktore e dashur nga publiku dëshiron të jetë një nënë e mirë dhe të bëjë djalin e saj të adoptuar me origjinë afrikane të ndihet krenar për të.
Në intervistat e dhënë pak kohë më pare, ajo ka shpjeguar se është duke bërë shumë gjëra që të shohë lumturinë në sytë e Louis. Fituesja e çmimit “Oscar” siguroi se për 3-vjeçarin është e gatshme të sakrifikojë gjithçka sepse për të ai është primari.
Por pas angazhimeve të shumta që ka pasur me filmin “The Gravity”, protagonist i të cilit është dhe aktori Hollywoodian George Clooney, 48-vjeçarja nuk ka pasur kohën e duhur në dispozicion për t`ju përkushtuar Louisit, i cili fundin e këtij muaji do të festojë ditëlindjen e tij të katërt.
Gjatë ditës së djeshme, Sandra u fotografua duke marrë nga shkolla të birin që linte përshtypjen se ishte shumë i lodhur nga aktivitetet shkollore. Pasi ecën për disa minuta, aktorja vendosi ta thyente heshtjen duke ndarë një puthje me të.Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim të shfaqet në tapetin e kuq, ose eventimente të rëndësishme, në jetën e përditshme ajo u vu re e veshur sportive, me një palë syze dhe flokët e kapur.
Përveçse një nënë me një numër të madh cilësish, Sandra është dhe një aktore e cila pritet të vlerësohet sërish me një tjetër “Oscar” fundin e këtij viti. Pas suksesit që korri në mënyrë të menjëhershme filmi i saj i fundit, mësohet se ajo është gati të nderohet me një tjetër çmim për punën e shkëlqyer që ka bërë. Momentalisht numërohen 200 milion bileta kinemaje të shitura në mbarë botën.