Dolly Parton aksidentohet me makinë!
Këngëtarja e njohur, Dolly Parton, mësohet se është aksidentuar me makinë gjatë ditës së djeshme.
67-vjeçarja ishte në makinë së bashku me miken e saj të ngushtë, Judy Ogle. Kjo e fundit ishte drejtuesja e automjetit dhe sipas redaksisë së njohur të lajmeve TMZ ishte faji i saj për aksidentin e ndodhur.Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, Dolly u transportua në spitalin më të afërt të Nashville ku u mjekua për plagët e marra.
Për të qetësuar fansat, këngëtarja postoi një status në rrjetin social twitter ku shpjegonte atë që kishte ndodhur por më pas sqaroi se gjithçka po shkonte mirë dhe momentalisht gjendjej në shtëpinë e saj duke u përpjekur të pushonte pak.Këngëtarja e Coat Of Many Colours, gjithashtu është akuzuar se ndan një romancë të fshehtë me miken e saj prej shumë dekadash. Fillimisht u përhapën thashetheme se bukuroshja bjonde dhe ish bashkëshortja e 47-vjeçarit Carl Tomas Dean, gjeti ngushëllimin e munguar tek Judy.
Ajo gjeti rastin të shpjegonte të gjithë këtë ngatërësë duke dhënë deklarata të ndryshme. Në njërën prej tyre Dolly shpjegoi :"Unë dhe Judy kemi qenë mike të ngushta që në fillore, ne thjesht kemi një miqësi me rrënjë vërtetë të forta dhe unë e dua atë më shumë se çdo njeri në botë, por asnjëra nga ne nuk është e përfshirë në një romancë si kjo e supozuara. Kjo ide më bën të qesh."