Princi George, pagëzohet në pallatin e St James's
Familja mbretërore britanike e ka pagëzuar sot princin George, të birin e princit William dhe gruas së tij, dukeshës Kate.Ceremonia e sotme ishte private dhe u zhvillua në Pallatin St.James në Londër.Princi George, i cili u lind më 22 korrik, është i treti në linjë për kurorën mbretërore britanike.Foshnja mbretërore veshi replikën e një fustanelle të përdorur për lindjen e vajzës së parë të mbretëreshës Viktoria, në vitin 1841.Në ceremoninë e pagëzimit morrën pjesë mbretëresha Elizabetë dhe bashkëshorti i saj, princi Philip, princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla, dhe shumë figura të tjera mbretërore.Fotografi Jason Bell, ishte i vetmi që u lejua ta dokumentonte ngjarjen dhe të realizonte fotografinë e mbretëreshës së bashku me tri gjeneratat pasardhëse.



















