Kim dha Kanye fejohen zyrtarisht !
Janë lakuar shumë për romancën e tyre e cila nisi muajin prill të vitit të kaluar.
Fillimisht mendohej se gjithçka që kishte nisur mes rapperit Kanye West dhe Kim Kardashian, ishte thjesht diçka e cila do të përfundonte shumë shpejt dhe askush nuk mendonte se fillimin e këtij viti ata do të bënin me dije se ishin duke pritur ardhjen në botë të fëmijës së tyre të parë.
Pavarësisht se Kim është martuar dy herë më pare, me asnjë nga bashkëshortët paraardhës ylli i reality showt nuk ka ndjerë sigurinë për të krijuar një familje.
Dhe pas lindjes së vajzës së tyre gjithçka nisi të bëhej më serioze mes çiftit.
Në deklaratat e shumta që krijuesi i hitit `Black Skin Head` ka dhënë, sidomos në intervistën me Kris Jenner, nënën e Kim, 36-vjeçari i ka dhënë bukuroshes vendin që meritonte duke thënë :
"Kim është ajo që më mban gjallë, ajo që më jep forcë dhe arsye të jetojë, ajo që i dha kuptim jetës time dhe arriti ta bënte akoma dhe më të bukur duke më dhënë një fëmijë kaq të mrekullueshëm sa North."
Por duket se Kanye nuk ka dashur t`ja vërtetojë të dashurës së tij, dashurinë që ndjen për të vetëm me deklarata.
Ditën e shtunë ai bëri me dije në koncertin e tij në Seattle se një ditë kishte planifikuar që të martohej me Kim por duket se ai nuk priti shumë gjatë për ta bërë këtë deklaratë zyrtare.
Ditën e djeshme, Kim festoi 33 vjetorin e saj së bashku me familjen në Los Angelos dhe i dashuri i saj i propozoi për fejesë përpara të gjithë familjes dhe miqve të saj.