Vin Diesel publikon video posaçërisht për fansat

Aktori Vin Diesel është idhulli i një pjese të madhe të audiencës dhe kjo jo vetëm për aftësitë e tij në aktrim.Aktori gjithashtu është ka provuar dhe ende vazhdon të provojë se është një person me vullnet të hekurt, i cili bën gjithçka për të qenë në formwn e duhur dhe pse jo për të qenë më i miri në atë që bën.Atë e kemi parë të shfaqet në një sërë filmash ku dominojnë ato aksion, por krahas tyre Vin është shfaqur dhe në filma komedi. Ai i cili menjëherë na vjen në mendje është filmi `The Pacifier`, ku atij ju ngarkua të kishte rolin e një dadoje, që i duhej të kujdesej për disa fëmijë që ishin në rrezik për disa kohë. Përvec shumë skenave të mrekullueshme aksioni, batutat dhe të qeshurat e shkaktuara ishin ato të cilat nuk munguan nga personazhi i Vin Diesel.Krahas saj, aktori 46-vjeçar është dalluar dhe për rolin e Dominic Toretto në “Fast e Furious”. Për të qenë në formën e duhur për këtë film, xhirimet e të cilit ende vazhdojnë, ai ka postuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet duke u stërvitur në artet marciale së bashku me Tony Ja,  i cili është dalluar si një mjeshtër.Në këtë video të cilën Vin e postoi posaçërisht për 50 milion fansat e tij në këtë faqe, ai dëshiron t`i japi të gjithëve të kuptojnë se vendin që ka si në zemrat e publikut ashtu dhe në renditjen e aktorëve më të mire, e ka falë vullnetit dhe punës së palodhur.Në përfundim të videos, Vin Diesel kishte shkruar:"50 milion persona të cilët jeni bërë fansat e mi, mirëseerdhët në familjen tonë. Ju dua të gjithëve."