David Beckham dhe Harper, argëtohen sëbashku
David Beckham dhe Harper, argëtohen duke lozur sëbashku
David Beckham është parë të kalojë një pasdite së bashku me familjen e tij. Ish futbollisti u vu re nën shoqërinë e djemve, Brroklyn, Romeo, Cruz por edhe të vajzës 2-vjeçares Harper. Kësaj të fundit ai i kushtoi vëmendjen maksimale. Familja u fotografuan duke parë një ndeshje hokey pjesën më të madhe të të cilës David u pa të bënte disa gjeste qesharake së bashku me vajzën e tij të vogël. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai rrëfeu se ndihet i lumtur që është baba i një vajze, pasi sipas tij vajzat gjithnjë kanë nevojë për praninë e të atit, ndryshe nga djemtë të cilët janë më të pavarur.Kelly Brook dhe Thom Evans, pësëri bashkë
Kelly Brook mendohet se shumë shpejt do të nisi një romancë me ish të dashurin e saj, Thom Evans. Fillimisht romanca e tyre nisi në vitin 2010 dhe përfundoi në muajin janar të këtij viti. Më pas, Thom krijoi një lidhje me Jessica Lowndres që zgjati 7 muaj dhe tani mori vendimin për tu ndarë pasi është i interesuar përsëri për modelen e njohur. Pas ndarjes me Thom, Kelly nisi një romancë me Danny, një marrëdhënie kjo që përfundoi pak kohë më parë pas tradhëtisë së këtij të fundit.Kush ka barkun më të madh?
Rachel Zoe dhe Gwen Stefani janë dy mike të cilat janë duke pritur ardhjen në botë të fëmijëve të tyre. Dy bjondet kanë shkrepur një fotografi së bashku, ku shfaqen duke krahasuar madhësinë e barkut të tyre. Por siç vihet re dhe nga foto Rachel është ajo e cila dominon.Katy Perry, surprizon përsëri!
Katy Perry është shfaqur ditën e djeshme me një performancë të shkëlqyer në “Iherat Readio”, ku ka hedhur në treg albumin e saj më të fundit “Prism”. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan transparent të bardhë dhe një model flokësh klasik. Por ajo e cila arriti të habiste të pranishmit ishte buzëkuqi ngjyrë lejla të cilin ajo nuk e kishte përdorur asnjëherë më parë .Angeline Jolie përveçse aktore, tashmë dhe regjizore
Angeline Jolie pak kohë më parë ka shpjeguar se do të jetë pjesë e filmit “Unbroken”, i cili flet për historinë e vërtetë të Louis Zamperini. Por përveçse një aktore në këtë film të cilin ajo e ka vërtetë shumë përzemërt, ka marrë përsipër të jetë dhe një regjizore. Paraditen e djeshme aktorja u pa të drejtonte me përkushtim një pjesë të skenave në kryeqytetin australian Sydney. Ajo u fotografua e veshur sportive me një kanotiere të zezë ku tërhiqnin vëmendjen tatuazhet e saj të shumta në pjesën e krahëve dhe të shpinës.