Kevin Jonas vë në shitje shtëpinë e tij!
Këngëtari dhe anëtari i njohur i grupit “Jonas Brothers”, Kevin Jonas, së fundmi është bërë me dije se do të vërë në shitje shtëpinë e tij në New Jersey.
Ky ishte një vendim i përbashkët i tij dhe i bashkëshortes bukuroshe Danielle, me të cilën ka lidhur jetën me martesë në muajin dhjetor të vitit 2009.
Aryesja përse ata morën këtë vendim është sepse nuk janë të kënaqur me sigurinë e kësaj shtëpie 1.19 milion dollarëshe.
Fillimin e kësaj vere ata pohuan se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë e cila i përketë gjinisë femër, dhe tani teksa shohin që familja e tyre sa vjen dhe bëhet më e madhe kanë nevojë për kushte të tjera, sidomos për vajzën e tyre.
Kjo është një rezidencë luksoze të cilën këngëtari e bleu në vitin 2011, por mendon ta shesë me një vlerë më lartë, konkretisht 2.2 milion dollarë.
Rezidenca përmban një kopësht me shumë hapsirë, një dhomë muzike, kuzhinë shumë të madhe, 5 dhoma e shumë të tjera.
Por mesa duket gjërat për vëllain e tyre 25-vjeçar po shkojnë shumë mirë, ndryshe nga anëtarët e tjerë të grupit Nick dhe Joe.
Ky i fundit mendohet se është një konsumator i rregullt i lëndëve narkotike si dhe është i varur prej tyre.
Dhe ky mendohet të ishte shkaku përse ata anulluan turin e koncerteve gjatë javës së kaluar.
Pavarësisht se asgjë nuk është konfirmuar nga vetë ata, këto hipoteza shumë shpejt do të vërtetohen përpara syve të gjithë publikut.

