Kinë, smogu mbyll shkollat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2013, 08:00
Re të dendura pluhuri kanë mbuluar shumë pjesë të Kinës verilindore. Smogu i dendur detyroi zyrtarët në qytetin Harbin të mbyllin shkollat dhe aeroportin ndërkombëtarMeterologët thanë se niveli i substancave ndotëse në ajër ishte thuajse 40 herë më të larta se nivelet e sigurta për shëndetin e njerëzve, të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyrtarët thanë se smogu i dendur pritet të vazhdojë për 24 orë.Ndotja e mjedisit nga zhvillimi i shpejtë dhe përdorimi me shumicë i qymyrit po ndodh në rajone të tëra të Kinës, duke bërë që udhëheqësit e e vendit të zotohen për përmirësime në këtë fushë.