Afganistan, komandanti i forcave speciale dezerton tek talibanët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 08:13
Zyrtarë afganë kanë deklaruar se një komandant i forcave speciale ka dezertuar duke marrë me vete armë dhe municion.Komandanti është identifikuar si Monsif Khan.Zyrtarët bëjnë të ditur se Khan ka dezertuar tek grupi Hezbo-e-Islam, një lëvizje antiqeveritare që lufton përkrah talibanëve.Forcat lokale të sigurisë kanë nisur kërkimet për të.Muajin e kaluar, një ish-senator iu bashkua forcave kryengritëse në Afganistanin verior.