AI: Arabia Saudite e dështuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Amensty International ka publikuar një raport, i cili thekson se Arabia Saudite ka dështuar në çdo aspekt në përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut.Amensty e ka publikuar raportin para takimit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili mbahet sot në Gjenevë dhe ku pritet të diskutohen çështje të të drejtave në Arabinë Saudite.Amensty i ka quajtur premtimet e mëparshme të autoriteteve saudite për përmirësimin e gjendjes si “fjalë të kota”.Organizata i ka bërë thirrje këtij vendi që të lirojë nga burgu Mohammed al-Gahtanin dhe Abdullah al-Hamedin, të cilët ndodhen në burg si pasojë e disa kritikave ndaj jetës kulturore dhe politike, të bëra në Tëitter.Raporti përmend edhe “diskriminimin sistematik të grave” dhe abuzimin e punëtorëve të huaj.Pjesë e kritikave janë edhe ekzekutimet dhe dëshmitë e nxjerra nën presionet e torturës.