Bilanci,BE rrezikon të ketë fatin e SHBA-së

Europa mund të ketë fatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky alarm është lëshuar nga presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, gjatë një telefonate të bërë me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz.Kështu nëse nuk do të arrihet një marrëveshje deri nga mesi i nëntorit, Komisioni Europian nuk do të ketë më para për të paguar faturat, me të cilat sigurohen financimet europiane, përfshi fondet strukturore.“Barroso më ka telefonuar dhe më ka informuar se nga mesi i nëntorit nuk do të ketë më para për të paguar faturat. Kemi arritur deri këtu, sepse vendet anëtare nuk kanë respektuar impenjimet e tyre” është shprehur Schulz gjatë hapjes së seancës plenare të PE-së në Strasburg.Për të aprovuar një bilanc të modifikuar në një kohë sa më të shpejtë, presidenti i PE ka propozuar që sot të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme të komisionit për bilancin, dhe nëse llogaritë e reja do të aprovohen, atëherë do të hapet “drita jeshile” e seancës plenare të së mërkurës ose të enjtes.Overdrafti i detyrohet të ardhurave të munguara nga detyrimet doganore, si shkak i krizës, me një “gropë” prej 2,7 miliardë eurosh, të cilat KE ia kërkon shteteve anëtare për t’i plotësuar menjëherë.