Britania, stacioni i ardhshëm nuklear
Britania e Madhe ka nënshkruar një kontratë me gjigandin francez të energjisë EDF gjatë ditës së hënë për ndërtimin e një stacioni nuklear në jugperëndim të Britanisë, por për ndërtimin e këtij projekti, shteti britanik do të duhet të sigurojë autorizimin nga Komisioni Evropian që të paguajë tarifat e kompanisë për energji të cilat janë sipër nivelit të tregut aktual, kërkesë kjo e para e këtij lloji.Ky është ndërtimi i parë i një fabrike nukleare që i jepet autorizimi për ndërtim që pas disfatës së Fukushimës vitin e kaluar në Japoni. Gjithashtu ky është projekti i parë i këtij lloji në Evropë që do të operojë nën kujdesin e shtetit.Marrëveshja e nënshkruar gjithashtu shënon partneritetin e parë Kinë-Britani në projekte të tilla pasi Korporata e përgjithshme nukleare kineze dhe ajo kombëtare do të zotërojnë 30 deri në 40% të aksioneve, ndërsa grupi Areva që zotërohet nga shteti francez do të ketë 10% të aksioneve.Qeveria britanike shprehet se ndërtimi i stacionit nuklear do të sigurojë 7% të energjisë së vendit në kohën që do të ndërtohet në vitin 2023.