Ekipi i NATO-s, asistencë institucioneve libiane të sigurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 17:21
NATO ka deklaruar se planifikon të dërgojë një ekip të vogël ekspertësh që t'i vijnë në ndihmë qeverisë libiane për ndërtimin dhe përmirësimin e institucioneve libiane të mbrojtjes.Carmen Romero, një zyrtare e NATO-s u shpreh se ambasadorët e 28 vendeve anëtare të kësaj organizate pranuan kërkesën e qeverisë libiane të dërguar që në muajin aaj.Ekipi prej 10 ekspertësh nuk do të qëndrojë në Libi, por do të kryejë punën e tij që nga Brukseli. Libia, një shtet me institucione të dobëta të sigurisë që pas vrasjes së ish-diktatorit Gadaffi në vitin 2011, ka kërkuar asistencë dhe mbështetje nga organizata e NATOS-s për forcimin dhe përmirësimin e institucioneve shtetërore të mbrojtjes.