Rusia pritet të rrisë kontrollin e internetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 10:35
Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, po planifikon të rrisë kontrollin e saj mbi internetin raporton “Kommersant”.Kjo e përditshme njofton se sipas planit, të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime interneti, duhet ta instalojnë një sistem të ri, që nga korriku i vitit 2014, i cili do t’i ruante të dhënat e 12 orëve të fundit, dhe në të cilit Shërbimi i Sigurisë do të kishte qasje të plotë.Gazeta citon dy burime nga industria e komunikimit dhe një menaxher të kompanisë shtetërore Rostelecom, të cilët kanë thënë se vendimi do të regjistrohet se shpejti dhe se pritet të hyjë në fuqi në fund të vitit 2013.