Francë, mijëra telefonata të përgjuara nga SHBA-ja

Franca ka larguar ambasadorin amerikan, pasi e përditshmja “Le Monde” publikoi një artikull në të cilin thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, përgjoi më shumë se 70 milionë telefonata të francezëve.Bazuar në informacionet e nxjerra nga dokumentet e Edëard Snoëden, “Le Monde” bën të ditur se kjo agjenci kishte përgjuar telefonatat e një numri të caktuar telefonatash dhe kishte regjistruar edhe mesazhet e shkëmbyera.Sipas gazetës jo vetëm terroristët e dyshuar, por edhe biznesmenë të lartë dhe figura të njohura politike kanë qenë pjesë e përgjimeve.Në anën tjetër e përjavshmja gjermane “der Spiegel”, kishte raportuar më herët se agjencia e kishte përgjuar edhe presidentin meksikan, Felipe Calderon.Edhe Meksika po pret shpjegime për këtë ngjarje.