Nevada, të shtëna në shkollë, 2 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2013, 07:08
Një nxënës hapi zjarr me armën që u kishte marrë prindërve të tij. Nxënësit të tmerruar vraponin për t’u fshehur e për të shpëtuar. Një mësues, i cili po përpiqej t’i ndihmonte ata, u qëllua për vdekje, ndërsa 2 studentë u plagosën.Këto janë disa nga detajet e kaosit që u shkaktua në një shkollë të mesme në Nevada të SHBA-së ku një nxënës hapi zjarr ndaj bashkëmoshatarëve të tij.I armatosuri përdori armën që ia kishte rrëmbyer prindërve kundër shokëve të tij më pas vrau edhe veten.Sipas autoriteteve, motivi i agresorit është ende i paqartë. Mike Landsberry, mësuesi i matematikës që u vra gjatë të shtënave përveë punës në shkollë kishte shërbyer edhe në ushtri, përfshi disa ture në Afganistan.