Vrasja e Mohammed Saleem, ukrahinasi pranon vrasjen dhe sulmin në xhami

Studenti me origjinë ukrahinase i akuzuar për vrasjen e një muslimani 82-vjeçar gjatë një sulmi në një xhami në shtetin britanik ka pranuar fajësinë para gjykatësve britanikë, duke pranuar edhe akuzën e organizimit të sulmeve me bomba në xhamitë muslimane të shtrira në zonën qëndrore të britanisë.Vrasja e të moshuarit ka ndodhur në prill të këtij viti në zonën e Birmingamit, ku 25 vjeçari Pavlo Lapshyn ka sulmuar me thikë 82-vjeçarin Mohammed Saleem, ndërsa ai po kthehej në shtëpi pas vizitës në xhami.Racisti ukrahinas u shpall fajtor edhe për vendosjen e bombave artizanale në ambientet e jashtme të tre xhamive në Birmingham në qershor dhe korrik të cilat shpërthyen pa shkaktuar viktima.