Siri, vritet udhëheqësi i lartë i rebelëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 17:09
Mediat siriane raportojnë se një udhëheqës i lartë i forcave opozitare siriane ka mbetur i vrarë gjatë përleshjeve me forcat policore në qytetin Deraa, në kufi me Jordaninë.Yasser al-Aboud, më parë ka qenë një oficer i policisë siriane por pas nisjes së protestave anti-regjim iu bashkua grupeve të armatosura opozitare. Aboud u vra në një zonë që kontrollohet nga ushtria siriane.