Kajro: Vriten tre persona gjatë sulmit në kishë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2013, 07:08
Persona të paidentifikuar kanë vrarë tre persona jashtë një kishe në Kajro, raportojnë mediat vendase.Një nga viktimat ishte nje vajzë 8 vjeçare.Persona të armatosur qëlluan mbi një grup njerëzish të cilët po dilnin nga një ceremoni martesore e mbajtur në kishë.Amensty International ka kritikuar gjendjen e sigurisë në Egjipt, duke thënë se autoritetet duhet të ndërmarrin masa që t’i ndalin “sulmet hakmarrëse” ndaj të krishterëve, gjatë kohës së qeverisjes ushtarake që pasoi rënien e Muhammad Morsit në korrik.