Raporti: Njerëzit e varfër në mëshirën e katastrofave natyrore

Një raport i ri vë në dukje se qindra miliona njerëz tepër të varfër mund të mbeten në mëshirën e katastrofave natyrore gjatë viteve të ardhshme. Në të thuhet se nëse këta njerëz nuk përgatiten më mirë për thatësirat dhe mungesat ushqimore, varfëria ekstreme nuk mund të eliminohet.Varfëri ekstreme do të thotë të jetosh me më pak se 1 dollarë e 25 cent në ditë, ndërkohë që po shtohen thirrjet për eliminimin  e saj deri në vitin 2030. Ajo mund të bëhet një prej objektivave të reja për të zëvëndësuar Objektivat për Zhvillim të Mijëvjeçarit, që skadojnë në vitin 2015.Por Instituti britanik për Zhvillimin në Botë vë në dukje se përfundimi i varfërisë ekstreme nuk ka të ngjarë të bëhet realitet deri sa qeveritë “të pranojnë rreziqet në rritje të katastrofave natyrore në disa prej zonave më të varfëra të botës”. Ky institut publikoi një raport me titull: Gjeografia e varfërisë, katastrovave dhe klimës ekstreme në vitin 2030.Në raport thuhet se 11 vende të botës janë më në rrezik të varfërisë së shkaktuar nga katastrofat natyrore: Bangladeshi, Depublika Demokratike e Kongos, Etiopia, Kenia, Madagaskari, Nepali, Nigeria, Pakistani, Sudani, Sudani i Jugut dhe Uganda. 10 vende të tjera kanë proporcione të mëdha të popullsisë në varfëri, plus ekspozim të madh ndaj zhvillimeve të rrezikshme dhe menaxhim të pamjaftueshëm të tyre. Raporti veçon Indisë për rrethana unike.Raporti thotë se vendet më në nevojë marrin shumë pak ndihma ndërkombëtare, më pak se 2 milion dollarë në vit për çdo vend.“Instituti britanik për Zhvillimin nëpër Botë rekomandon në raport që menaxhimi i rreziqeve nga katastrofat natyrore të jetë në qender të përpjekjeve për uljen e varfërisë. Në raport thuhet se këto përpjekje duhet të përqëndrohen në shpëtimin e jetës së njerzve dhe ekzistencës së tyre dhe për këtë do të duhen shumë më tepër fonde. Raporti përllogarit se për çdo 100 dollarë ndihma zyrtare për zhvillim, vetëm 40 cent shpenzohen për uljen e rreziqeve nga katastrofat.