Së paku 30 të vrarë në Hama të Sirisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2013, 17:03
Së paku 30 persona janë vrarë nga shpërthimi i makinës bombë në qytetin Hama të Sirisë.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se grupi Al-Nusra, i cili ka lidhje me Al-Kaidën, fshihet prapa sulmit.Burimi i njëjtë ka thënë se sulmi ka pasur në shënjestër ushtarët e qeverisë, porse ka vrarë më shumë civilë.Hama ka qenë skenë e demonstratave më të mëdha kundër sundimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në muajt e parë të kryengritjes siriane, në mars të vitit 2011.Por, në fund të verës së atij viti, forcat e sigurisë kanë sulmuar këtë qytet dhe mbajnë kontrollin e tij që nga ajo kohë.