SHBA rikthen ndihmat për Pakistanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2013, 16:07
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi 1.6 miliard dollarë ndihma për Pakistanin, në prag të vizitës së kryeministrit pakistanez, Navaz Sharif, në Uashington.Ndihma ushtarake dhe ekonomike ishte pezulluar pas vrasjes së kryeterroristit Osama Bin Laden në Abotabad të Pakistanit, më 2011.Sharif pritet të takojë të dielën Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ndërsa të hënën presidentin Barack Obama.