Lirohen tre punonjësit e Kryqit të Kuq, aktivistët: Pas rrëmbimit fshihet al-Kaida

Tre nga gjashtë anëtarët e marrë peng të Kryqit të Kuq në Siri janë lënë të lirë. Lajmin e publikoi drejtori i operacioneve të kësaj organizate në Lindjen e Mesme, Robert Mardini, nëpërmjet rrjetit "Twitter".Kryqi i Kuq është duke pritur informacion për tre anëtarët e tjerë që mbahen ende peng. Vullnetarët e organizatës humanitare u rrëmbyen një ditë më parë në Saraqeb, në krahinën e Idlibit, ndërsa po shpërndanin ushqime dhe medikamente për popullsinë vendase.Nuk është ende e qartë se cili realizoi pengmarrjen.Televizioni Shtetëror Sirian iu referua autorëve si terroristë, një term që përdoret në mënyrë të zakonshme për të përshkruar kryengritësit që luftojnë për rrëzimin e qeverisë së Bashar al-Assad.Vetë aktivistët e Observatorit për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thonë se grupet e ndërlidhura me al-Kaidën, Shteti Islamik e Irakut dhe Levant, kanë dorë në rrëmbimin e pjesëtarëve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Siri.