SHBA, rihapet Statuja e Lirisë

Statuja e Lirisë, e mbyllur si rrjedhojë e mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane, është rihapur për vizitorët.Statuja është hapur të dielën, pasi shteti i Nju Jorkut vendosi të financojë hapjen e këtij monumenti.Statuja e Lirisë, është një nga dhjetë monumentet e tjera, të planfikuara për t’u rihapur gjatë fundjavës që lamë pas, si rrjedhojë e marrëveshjeve me qeveritë e shteteve përkatëse.Guvernatori Andrew Cuomo bëri të ditur se Nju Jorku ka ndarë një fond prej 61 mijë dollarësh për rihapjen e monumentit, i cili për ekonominë e këtij shteti gjeneron të ardhura të vazhdueshme nga vizitat e turistëve.