Legarde: Probleme serioze për ekonominë botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2013, 07:58
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka paralajmëruar probleme serioze për ekonominë globale, nëse limiti i borxhit shtetëror të SHBA-së nuk rritet.Legarde, i bëri këto komente në një intervistë televizive, teksa Senati amerikan po negocionte për rritjen e këtij tavani.Udhëheqësi i shumicës në senat, Herry Reid dhe lideri republikan Mitch McConnell, kanë zhvilluar bisedime, të cilat u quajtën “përmbajtësore” nga palët.Më herët, republikani McConnell, përmes një deklarate, ka bërë thirrje demokratëve që të pranonin një pakt bipartizan, që t’i jepej fund mbylljes së qeverisë dhe të rritej limiti i borxhit për autoritet shtetërore.