SHBA, Senati takohet në përpjekje për evitimin e krizës

 Senati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajë sot një seancë, në kuadër të përpjekjeve nga ligjvënësit amerikanë për të arritur kompromis për rihapjen e qeverisë pjesërisht të mbyllur dhe evitimin e situatës, në të cilën Amerika nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet.Lideri i Senatit, demokrati Harry Reid, mbrëmë vonë ka mbajtur një takim nismëtar me liderin e pakicës republikane në Senat, Mitch McConnel, për të cilin theksoi se ishte takim “i përzemërt, por fillestar”.Dita e enjte është afati i fundit që Shtetet e Bashkuara të rrisin kufizimin e borxhit, që është masë e domosdoshme për ta evituar falimentimin e qeverisë, pasi ajo nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë borxhet.