Marrëveshja fiskale ende e paarritshme për Kongresin

Shpresat për të mos lejuar që të skadojë afati për rritjen e nivelit tavan të borxhit si dhe për rihapjen e qeverisë federale varen nga bisedimet mes udhëheqësve demokratë dhe republikanë në Senat.Bisedimet dështuan dje mes Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve. Më pas vëmendja u përqëndrua tek Senati i kontrolluar nga demokratët, ku udhëheqësi i shumicës Harry Reid tha se nuk duhet lënë gurë pa lëvizur për të gjetur një kompromis me homologun republikan, udhëheqësin e pakicës Mitch McConnell.Reid i bëri komentet gjatë një sesioni të pazakontë të Senatit dje, që u dha mundësi anëtarëve të dy palëve të mblidheshin ndërkohë që vazhdonin konsultimet intensive pas dyerve të mbylluraPor parametrat dhe hollësitë e një marrëveshjeje të ardhshme mbeten të paqarta. Të shtunën senatorët republikanë bllokuan një propozim të demokratëve për të rritur nivelin tavan të borxhit për më shumë se një vit dhe demokratët hodhën poshtë një propozim republikan që parashtronte rrugëdalje afat-shkurtra për problemin e nivelit të borxhit dhe mbylljen e qeverisë.Dje, Senatori Corker tha se republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve ndihmuan në pezullimin e aktivitetit qeveritar dy javë më parë me kushtet e tyre për buxhetin dhe nivelin e borxhit. Corker paralajmëroi demokratët të mos bëjnë një gabim të ngjashëm në bisedimet aktuale.  Ai u bëri thirrje demokratëve të mos kërkojnë një marrëveshje që eliminon raundin e ardhshëm të reduktimeve në buxhetin federal që hyjnë në fuqi në muajin janar.Presidenti Barack Obama ka thënë se do t’i zëvendësojë këto reduktime automatike me shkurtime të peshuara dhe është i hapur të diskutojë me republikanët në negociata, pas hapjes së qeverisë dhe ngritjes së nivelit tavan të borxhit.Senatori McConnell nuk bëri komente para Senatit gjatë sesionit të djeshëm, po ashtu nuk pati komente nga zyra e udhëheqësit republikan për përparim në diskutimet me Senatorin Reid.Zyrtarët e Departamentit të Thesarit thonë se qeveria është në rrezik të mos përballojë detyrimet financiare nëse Kongresi nuk ngre nivelin tavan të borxhit. Mbyllja e qeverisë që mbush sot dy javë, mendohet se po e redukton çdo ditë produktivitetin e ekonomisë amerikane.