Marrëveshja me SHBA-në, kërcënojnë talibanët afganë

Lideri i talibanëve, Mullah Omar, ka thënë se forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë, nëse Kabuli nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.Omar i ka bërë këto komente sot, duke shtuar se nënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë, do të arsyetojë vazhdimin e luftës dhe do të  “sjellë pasoja shumë të rënda”.Presidenti afgan Hamid Karzai dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, kanë nënshkruar një marrëveshje paraprake, por çështje thelbësore, siç është imuniteti i forcave amerikane, kanë mbetur të pazgjidhura.Karzai ka njoftuar se do ta marrë vendimin përfundimtar, pas mbledhjes se liderëve të fiseve afgane.