Ngërçi bërthamor, nesër bisedimet Iran-OKB
Negociatorët iranianë do të takohen me grupin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë duke filluar të martën, për të parë nëse ndryshimet politike në Teheran do të ndihmojnë t’i jepet fund ngërçit rreth programit të tij bërthamor. Iranit i janë vënë sanksione ekonomike paralizuese.Takimi që hapet nesër, është i pari që kur president i Iranit u zgjodh Hassan Rohani. Ai ka premtuar zgjidhjen e mospajtimit atomik në periudhën gjashtë deri 12 mujore.Teherani dëshiron që sanksionet ekonomike perëndimore të lehtësohen dhe thotë se është gati për negociata “serioze”. Irani thotë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara se Irani po përpiqet të zhvillojë armatim atomik.Ekspertët thonë se gjëja e vetme për të cilën ata janë të sigurt rreth bisedimeve të Gjenevës, është se ky do të jetë një proces i gjatë, i rënduar nga historia, mosbesimi dhe qëllimet konfliktuale.Ndërsa shpresojnë të ketë përparim, ata nuk presin ndonjë arritje të madheGjashtë fuqitë botërore dhe Irani, takimin e fundit e kanë mbajtur para gjashtë muajsh në Alma-Ata të Kazakistanit. Ky takim kishte përfunduar pa kurrfarë rezultati.Grupin e gjashtë fuqive botërore e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.