Siria i bashkohet Konventës së OKB-së për armët kimike

Siria i është bashkuar zyrtarisht konventës së Kombeve të Bashkuara për ndalimin e armëve kimike.Michael Luhan, zëdhënësi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, ka thënë se kjo lëvizje vjen pasi me kërkesë të Sirisë, ishin përshpejtuar hapat për pranimin e kësaj konvente nga shteti sirian.Rreth gjashtëdhjetë anëtarë të kësaj organizate janë duke monitoruar procesin e shkatërrimit të armëve kimike në Siri.Siria pranoi të nënshkruante Konventën për Armë Kimike të OKB-së, pas një propozimi rus, për të evituar ndërhyrjen ushtarake amerikane në këtë vend.Ndërkohë, të paktën njëzet persona kanë gjetur vdekjen, pas shpërthimit të një automjeti me ekskluziv, në një zonë afër kufirit më Turqinë.