Mekë, besimtarët myslimanë nisin peligrinazhin, shqetësime nga virusi

Rreth dy milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota kanë mbërritur në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për kryerjen e peligrinazhit të Haxhit, me rastin e Kurban Bajramit.Myslimanë nga të gjitha mjediset dhe shtresat shoqërore janë mbledhur në atë që pelegrinët e konsiderojnë ritin më të shenjtë të vitit.Ndërkohë në Arabinë Saudite ka shqetësime sa i përket rrezikut për infektim nga virusi vdekjeprurës MERS.Në Mina pelegrinët do të luten dhe pushojnë para se të drejtohen nga Mali Arafat, gjatë ditës së nesërme, për arritjen e kulminacionit të ritualit të peligrinazhit.Në Arabinë Saudite ka pasur 60 viktima nga virusi vdekjeprurës ku 51 prej tyre ishin nga Arabia Saudite.Për këtë arsye ka pasur shqetësime se pelegrinët mund ta përhapin virusin pas kthimit në vendet e tyre.Virusi MERS konsiderohet më vdekjeprurës se ai SARS, por është më pak ngjitës. Në vitin 2003 nga virusi SARS në Azi patën vdekur qindra njerëz.Autoritetet e Arabisë Saudite kanë mobilizuar burime të shumta mjekësore dhe të mbrojtjes civile për Haxhin e sivjemë.Haxhi, që është një nga shtyllat e Islamit, konsiderohet një detyrim për të gjithë myslimanët të cilët janë të aftë mjaftueshëm nga ana shëndetësore dhe që kanë mundësitë ekonomike për udhëtimin.