Indi, rituali hindu, 50 vdesin të shtypur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2013, 12:15
Më shumë se 50 pelegrinë mbetën të vrarë pasi u shtypën në turmë gjatë një rituali në një tempull hindu në Indinë Qëndrore.Disa mijëra persona ishin mbledhur në tempullin e Ratangarh, pranë qytetit Datia në Madhya Pradesh me rastin e kremtimeve të një festivali fetar.Policia bëri me dije se shtypja ndodhi kur pelegrinët tentuan të kalonin nga një rrugë e gjerë, tek një urë e ngushtë që duhej kaluar deri tek mbërritja në tempull.Si rrjedhojë e shtypjes, të paktën 50 persona mbetën të vdekur, ndërsa disa të tjerë përfunduan të mbytur në lumë.“The Times of India” raportoi se njerëzit nisën të shtypeshin pasi u përhapën zëra se ura ishte duke u shembur.