Aksident në Rusi, vdesin 13 emigrantë

13 emigrantë kanë gjetur vdekjen pas përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në rajonin jugor Samara në Rusi.Agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, duke cituar degën lokale të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, raportoi, gjithashtu, se dy persona janë plagosur rëndë nga aksidenti.Një zëdhënës i policisë tha se në autobus gjendeshin 14 pasagjerë, 11 shtetas të Uzbekistanit, dy nga Taxhikistani dhe një nga Azerbajxhani.Shoferi 36 vjeçar, i shpëtoi aksidentit dhe është arrestuar. Ai tha se aksidenti ishte shkaktuar nga shpërthimi i gomës.