Moskë, protesta të dhunshme kundër emigrantëve
Protesta të dhunshme kundër emigrantëve janë shënuar mbrëmë në rrugët e Moskës.Protestuesit kanë thyer xhamat e dyqaneve, kanë sulmuar depo të ndryshme, si dhe janë përleshur me policinë, pas vrasjes së para disa ditëve të një të riu rus, për të cilinpo fajësohet një njeri nga Kaukazi.Policia e Moskës njofton se dhjetra oficerë janë plagosur ndërsa rreth 380 persona janë arrestuar dhe se ka nisur një hetim për ngjarjen.Mediat ruse njoftojnë se përleshjet mes policisë she protestuesve kanë vazhduar përgjatë gjithë natës.Më herët,mijëra protestues kishin protestuar në mënyrë paqësore, duke kërkuar drejtësi për vrasjen.Megjithatë, një grup të rinjsh, kishin thyer dritaret e një qendre tregëtare, duke tentuar të hyjnë në një dyqan perimesh, që punëson emigrantë nga Kaukazi dhe Azia Qëndrore.