Rritet inflacioni në Kinë

Në Kinë, inflacioni për muajin shtator është rritur në 3.1 %, nga 2.6 % që ishte në muajin gusht.Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, tha se çmimet e ushqimeve gjithashtu shënuan rritje për 6.1 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.Pushimet, thatësirat dhe përmbytjet, janë pjesë e arsyes për rritjen e inflacionit.Këto shifra vijnë pasi eksportet e Kinës u zvogëluan gjatë muajit shtator, ndërsa importet u rritën.