Afganistan, takimi Karzai-Kerry, imuniteti çështje kontestuese

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë bisedimet lidhur me marrëveshjen e re për sigurinë.Pas takimit në kryeqytetin Kabul, Kerry dhe Karzai thanë se është arritur marrëveshje e pjesërishme, por mosmarrëveshjet mbeten ende.Kerry tha se të dy palët mbeten të ndarë lidhur me çështjen se a do të kenë imunitet ushtarët e Shteteve të Bashkuara, që vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan, pasi trupat e huaja të largohen deri në fund të vitit 2014.Këtë imunitet e kërkon Uashingtoni, por Kabuli e kundërshton.Në këtë kuadër, Kerry tha se nëse kjo çështje nuk zgjidhet nuk mund të ketë marrëveshje të sigurisë.“Ne duhet të themi se nëse çështja e juridiksionit nuk zgjidhet, atëherë për fat të keq, nuk mund të ketë marrëveshje bilaterale për sigurinë. Pra, ne shpresojmë se kjo çëshje do të zgjidhet dhe i mbetet popullit afgan që të vendosë”, tha John Kerry, në një konferencë për gazetarë, pas bisedimeve.Duke u shprehur për këtë çështje kontestuese presidenti Karzai tha se:“Çështja e juridiksionit është çështje që është përtej autoritetit të qeverisë afgane dhe në tërësi i takon popullit afgan, që të vendos nëpërmjet dy mekanizmave: njëri është Asambleja e Madhe e Afganistanit dhe tjetri Parlamenti i Afganistanit”.