Peru, autobuzi bie në humnerë, 51 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2013, 09:38
Një autobuz me 51 persona, përfshi disa fëmijë, doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë në Peru mëngjesin e së dielës.Një zyrtar informoi se pavarësisht mbërritjes së shpejtë të asistencës në vendngjarje, të gjithë pasagjerët kishin vdekur.Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan daljen e autobuzit nga rruga malore në të cilën po udhëtonte.Humnera në të cilën ra autobuzi ishte 200 metra e thellë.Ndërkohë, Peruja ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, duke shpallur zi kombëtare në mbarë vendin.