Supercikloni në Indi, shkatërrime e viktima (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2013, 09:08
Një ciklon i fuqishëm ka goditur sot Indinë Lindore dhe për pasojë 10 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.
Gjysmë milionë persona janë detyruar të evakuohen ndërsa në shtetet e Orisës dhe Andra Pradeshit është ndërprerë elektriciteti për shkak të linjave të shkatërruara prej erës që ka tejkaluar shpejtësinë e 200 kilometrave në orë.
Në vitin 1999, një ciklon me një fuqi të ngjashme vrau 10 mijë persona në Orisa, por autoritetet pretendojnë se janë më të përgatitura për t’u përballur me katastrofën këtë herë.
Problematike paraqitet situata e përmbytjeve, me ujin e detit që ka depërtuar deri në brenda të disa qyteteve bregdetare e lumenjtë e tejfryrë që po dalin nga shtrari, pas rreshjeve të vazhdueshme disa-ditore të shiut.




