Egjiptianët parashikojnë acarimin e krizës

Dhuna që ka përfshirë Egjiptin po shkallëzohet me sulmet e militantëve kundër forcave të sigurimit dhe përleshjet mes policisë dhe protestuesve.Disa ekspertë parashikojnë se kjo gjendje do të çojë në një fushatë shtypëse më të ashpër nga ushtria me pasoja shumë më të rënda.Profesori i politikës publike në Universitetin Amerikan në Kairo, Emad Shahin mendon se udhëheqësit ushtarakë, të cilët krenohen me mbështetjen masive të popullit, po shfrytëzojnë momentin për një përballje finale me kundërshtarët e tyre për një kohë të gjatë.“Lufta kundër terrorit” e ushtrisë egjiptiane po zhvillohet kundër një spektri më të gjerë të islamistëve të Egjiptit: nga protestuesit paqësorë deri tek militantët e armatosur. Baza e xhihadistëve ndodhet në gadishullin e Sinait dhe ka mbështetje të vogël, por sulmet e tyre duket se po shtohen.Fryma e mospërfilljes, që u shpalos në revolucionin e vitit 2011 në Egjipt mund të jetë një sfidë edhe më e madhe.Aktualisht, shumica e egjiptianëve mbështesin ushtrinë në fushatën e saj kundër protestuesve, por është e paqartë se sa mund të zgjasë kjo mbështetje.Analistët thonë se shtypja kundër një grupi mund të jetë e mundur, por në Egjiptin e gatshëm për protesta, ku në vitin 2011 u përmbys nga pushteti një udhëheqës shtypës dhe këtë vit u zhvilluan protesta masive kundër ish presidentit Morsi, përpjekjet për të shtypur një lëvizje më të madhe mund të jenë të vështira.