Varësja më e shtrenjtë në botë, 37 milionë paund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2013, 09:35
Varësja më e shtrenjtë në botë, me diamante në formë vezake, tashmë ka dalë në shitje.Varësja, e cila është gjetur në një kosh plehrash nga një vajzë e varfër afrikane, ka dalë në shitje si varësja më e shtrenjtë në botë.
E njohur si “e pakrahasueshmja”, varësja me perla të verdha ka 407 karatë. Ajo përbëhet nga 90 diamante, me vlerë 230 karatë, dhe shitet për 37 milionë paund britanikë.