Halle Berry bëhet nënë, sjell në jetë një djalë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2013, 09:15
Halle Berry ka sjellë në jetë një djalë. Aktorja, fituese e çmimit Oscar, solli në jetë fëmijën e saj, të parin me bashkëshortin Oliver Martinez.
47-vjeçarja ka edhe një vajzë 5-vjeçare me ish-të fejuarin, Gabriel Aubry. Vetë Berry e ka cilësuar më parë shtatzëninë e saj një mrekulli.
Ndërsa Martinez është shprehur për revistën "People": "Djali im do të jetë një amerikan dhe unë një francez. Do të jem një francez në Amerikë, por do t'i përshtatem kulturës amerikane."
Berry dhe Martinez u martuan në Vallery, Francë në muajin korrik.