OKB, Ban Ki Moon rekomandon ekip prej 100 anëtarësh në Siri
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka rekomanduar që detyra për eliminimin e armatimit kimik të Sirisë të ndahet ndërmjet OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, ku duhet të angazhohen rreth 100 anëtarë.Kjo letër ishte përgjigje ndaj rezolutës së muajit të kaluar të Këshillit të Sigurimit, me të cilën urdhërohet që arsenali i armatimit kimik të Sirisë të sigurohet dhe shkatërrohet, dhe kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së që t’i paraqes rekomandimet për rolin e Kombeve të Bashkuara në shkatërrimin e armatimit kimik në Siri.Të dielën, një ekip i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik për të parën herë ka mbikëqyrur personelin sirian gjatë shkatërrimit të një pjese të arsenalit të armatimit kimik të Sirisë, përfshirë koka raketore dhe raketa.